Sheffield Utd mposhtet nga Manchester United

23:15 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sonte u luajt ndeshja ndërmjet Sheffield United dhe Manchester United, në kuadër të xhiros së 13-të të Premierligës.

Sheffield United kërkonte fitoren e parë këtë sezon, ndërsa Manchester United kërkonte të mos largohet nga top 4-shja.

Së pari, ishte Sheffield United i cili doli në avantazh përmes David McGoldrick në minutën 5′.

Nuk vonoi shumë përgjigja e ‘The Red Devils’, fillimisht ishte Marcus Rashford i cili barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 26′.

Pas anglezit ishte Anthony Martial i cili i dha epërsinë ekipit në minutën 33′.

Rezultati i pjesës së parë përfundoi 1-2 në favor të Manchester United.

Me të filluar pjesën e dytë, Manchester e vazhdoi aty ku e la, ishte përsëri Marcus Rashford i cili shënoi në minutën 51′.

Kur u duk se gjithçka përfundoi, vendasit shënuan në minutën e 87′, ishte prap irlandezi McGoldrick, i cili realizoi golin e dytë, por që nuk mjaftoi të nxirrte nje pikë për ekipin.

Retultati përfundimtar Sheffield United 2 – 3 Manchester United.

Tani, Manchester United qëndron në pozitën e gjashtë me 23 pikë gjithsej, ndërsa Sheffield United është në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme