Haxhiu ka thënë se grupi më i madh parlamentar LVV është në opozitë, dhe se pjesa tjetër e koalicionit qeverisës nuk i ka numrat. Tutje, ajo gjatë intervistës ka folur edhe për çështjen e presidentit. Ndër të tjera tha se nuk kemi nevojë të eksperimentojmë duke e bërë Haradinajn president.
“Ky Kuvend nuk po mund të kryejë as përgjegjësitë minimale që i ka”, tha ajo.
Duke diskutuar për çështjen e presidentit, Haxhiu tha se shpreson që Kosova mos të ketë edhe një herë një president sikur Hashim Thaçi.
“Uroj që Kosova mos ta ketë fatin që me pas edhe një herë president një figurë si Hashim Thaçi, i cili ka qenë figurë përçarëse, i cili asnjëherë nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit, por e ka pasur njërën këmbë në PDK dhe gjysmën tjetër në presidencë”, shtoi ajo në emisionin “Përballje”.
Sipas Haxhiut, diskutimet që po bëhen për president në këtë situatë janë të papranueshme.
“Ne kemi thënë se çfarë do tendence për ta zgjedhur presidentin pa shkuar në zgjedhje është tendencë për t’ia zgjatur mandatin qeverisë Hoti. Nuk do të pranojmë të flasim për asnjë emër të kandidatit për president. Ne kemi thënë se kryeministri na takon për shkak se ashtu kishte vendosur populli, kurse për postin e presidentit diskutimet kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të tetorit, një ambicie e paparë e Isa Mustafës për postin e presidentit. Tash kanë dalë figura tjera që duan të bëhen president por aty është vetëm një karrige”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu komentoi edhe qëndrimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shprehur gatishmërinë për pozitën e presidentit.
“Ne kemi thënë gjithmonë që presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese, pse patjetër duhet me qenë dikush nga partitë politike. Unë nuk mendoj që Ramush Haradinaj nuk është kandidati i duhur për president dhe nuk e kuptoj ambicien e tij për të qenë president. Ai ka qenë kryeministër dy vite, dhe na ka treguar mënyrën se si qeverisë, ndër vendimet e tij të para ishte çështja e rritjes së pagave për vete. Haradinaj ka përgjegjësi të madhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ju e dini se flamurin e kundërshtimit e ka pasur AAK, ndërsa në momentin që u bë kryeministër ai hoqi dorë nga territori i Kosovës. Prandaj, nuk kemi nevojë të eksperimentojmë dhe ta bëjmë president Haradinajn”, theksoi ajo.
Haxhiu pohoi se për Kosovën do të jetë dëm i madh nëse Haradinaj bëhet president, duke shtuar se ai nuk është kandidat i duhur për president.
Haxhiu në këtë intervistë për Telegrafin ka folur edhe për qeverinë Hoti duke thënë se kjo qeverisje ka dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe është qeveri me skandale të mëdha për pak muaj sa është aty.
Sipas Haxhiut skandali më i madh i kësaj qeverie është ai i vjedhjes së 2.1 milionë eurove në thesarin e buxhetit të shteti.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...