Futbollisti francez, N’Golo Kante është nga ata lojtar që nuk e nisi karrierën në klubet e mëdha. Ai nuk ndaloi kurrë së punuar derisa arriti të vishte fanellën e Chelsea-t dhe ekipit kombëtar të Francës. Por, Kante nuk dëshiron të flas për jetën e tij private, duke preferuar të flas më shumë në fushë.
Megjithatë, mesfushori 29 vjeçar këtë herë është dorëzuar dhe ka folur për median zyrtare të Federatës së Futbollit të Francës për jetën e tij nëse nuk do të bëhej futbollist por edhe për idhullin e tij “Fenomenin” Ronaldo:
“Vendosja DVD-në e golave dhe driblimeve të Ronaldos dhe e shihja vazhdimisht. Më pëlqenin gjestet e tij teknike dhe lehtësia që ai arrinte të gjente golin.
Është një lojtar që unë e vlerësoj shumë, së bashku me Maradonën. Çfarë do të bëhesha po mos t’u bëja lojtar futbolli?
Kam studiuar financë-kontabilitet, do të vazhdoja studimet dhe do të bëhesha një kontabilist i zoti. I lashë mënjanë studimet, pasi hyra në skuadrën e parë të Boulogne në moshën 21-vjeçare.”, përfundon N’Golo Kante.
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...
SHBA do të paguajë gati 116 milionë dollarë për të burgosura...