Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Paqësorin Perëndimor, dr. Takeshi Kasai deklaroi se vaksinat kundër COVID-19 nuk do t’i japin fund pandemisë për një periudhë të shkurtër.
Kasai paralajmëroi se vendet e Paqësorit Perëndimor mund të kenë probleme me qasjen e hershme në vaksinë.
Sipas lajmit të gazetës “South China Morning Post”, Kasai ka tërhequr vëmendjen se vaksinimet masive në vendet e Paqësorit Perëndimor do të mund të fillojnë kah mesi i vitit 2021. “Vaksina nuk është plumb i argjendtë që mund të përfundojë pandeminë në të ardhmen e afërt”, u shpreh ai.
Kasai tha se prioritet duhet t’u jepet atyre që janë në grupin e rrezikut ndërsa ata që mbesin jashtë këtij grupi ndoshta do të duhet të kalojnë 12 deri në 24 muaj.
Ai bëri thirrje për mbajtjen e maskës, respektimin e distancës fizike dhe shmangien e vendeve me rrezik të madh të përhapjes së virusit./AA/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore