Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë sot në Këshillin e Ministrave të Komunitetit të Energjisë, që kësaj radhe u mbajt nën kryesimin e Malit të Zi.
Duke folur për rishikimin e Traktati të Komunitetit të Energjisë, ministri Blerim Kuçi ka folur rreth aktualitetit pas pavarësimit energjetik të Kosovës dhe bllokadës që po bëhet nga Serbia, njofton ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shkruan arbresh.info.
“Përderisa po flasim për integrim regjional të tregut të energjisë, vendit tim i janë bllokuar nga Serbia si pale nënshkruese e këtij traktatit, 60% të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare. Kjo në parim zhvlerëson edhe vetë traktatin”, ka thënë ministri Kuçi.
Ai këto veprime i ka parë si të patolerushme dhe që duhet të sanksionohen nga BE-ja, përndryshe ky zotim i përbashkët në Traktatin e Komunitetit të Energjisë e humb kuptimin./arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...