Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga Universiteti i Tetovës për Ali Ahmetin, me rastin e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa, Lladrovci, ka vlerësuar lartë personalitetin e Ahmeti, duke shkruar “Ky titull për Ty, na jep të gjithëve krenarinë për jetën tuaj të gërshetuar me heronjtë dhe heroinat e kombit, si dëshmitar i gjallë nga shkëndijat e para të lirisë e deri te realizimi i saj, në Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.”
Postimi i plotë i z. Lladrovci në Facebook:
Vëlla Ali, Sot, jam shumë i lumtur dhe krenar që titulli Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, të jepet Ty, për merita të veçanta dhe kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar.
Universiteti i Tetovës është një nga veprat më të çmuara, krahas lirisë së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ky titull për Ty, na jep të gjithëve krenarinë për jetën tuaj të gërshetuar me heronjtë dhe heroinat e kombit, si dëshmitar i gjallë nga shkëndijat e para të lirisë e deri te realizimi i saj, në Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.
Andaj, ndjehem i bekuar që jam këtu, të jem dëshmitar i vlerësimit të personalitetit Tuaj të jashtëzakonshëm, nga personalitetet akademike të Universitetit të Tetovës dhe Komisionit recensues.
Në këtë ditë tejet të lumtur për mua, po e citoj motivimin e Universitetit të Tetovës:
-Për kontributin e shquar për çështjen kombëtare;
-Për lirinë e popullit të Kosovës;
-Për avancimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
-Për angazhimin e vazhdueshëm në integrimin e vendit dhe rajonit në familjen euroatlantike;
-Për institucionalizimin dhe modernizimin e Universitetit të Tetovës, si institucion publik i arsimit të lartë.
Vëlla Ali, Të gjithë ata që punuan, bashkëvepruan e luftuan së bashku me ty për idealet më të pastra e më të çmuara kombëtare ndër dekada, sot janë krenar për këtë titull sa të çmuar aq edhe domethënës, në rend të parë për rininë tonë dhe për tërë kombin.
Përgëzime Universitet i Tetovës! Urime vëlla Ali!
Vëlla Ali,
Sot, jam shumë i lumtur dhe krenar që titulli Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, të jepet Ty,…
Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, 17 December 2020
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...