Benzema më i mirë se Ronaldo

13:40 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kur Cristiano u largua nga Real Madridi, la pas një “palmares” të shkëlqyeshëm. Një mesatare prej 50 golash në sezon, 450 në total, në 438 ndeshje të luajtura për të bardhët.

Në “Bernabeu” fitoi edhe katër Champions në pesë vite. Ai, gjithashtu, la 100 milionë euro, të paguara nga Juventusi, një shifër e vogël, në parim, për lojtarin që kishte diskutuar sistematikisht “Topin e Artë” me Messin në dekadën e fundit. Në zyrat e “Santiago Bernabeu” filluan të zhvillojnë një strategji për të zvogëluar ndikimin e largimit të tij…

Kjo situatë e vështirë ndodhi në verën e vitit 2018. Nuk kishte asnjë lojtar në treg në lartësinë e yllit portugez, për të cilin ia vlente të bëhej një shpenzim i madh. Deri në atë kohë, udhërrëfyesi për operacionin “Mbappé” ishte hartuar tashmë, i cili nuk mund të materializohet deri në verën e vitit 2021, kur PSG-së i mbetet vetëm një vit nga kontrata e tij. Neymar nuk ishte një opsion pas kohës së tij në Barcelonë. Marrja e Salah nga Liverpool dukej e pamundur. Dhe Kane kushtoi më shumë se 200 milionë euro, teksa adaptimi i tij në kampionatin spanjoll ishte diçka e panjohur… Arsyetimi ram bi elementët që kishte grupi i Real Madridit.

Ato ishin Benzema, Asensio dhe Bale (pastaj, uellsiani u zëvendësua nga Hazard), që duhet të kompensonin 50 golat e Cristiano në sezon. Deri më sot, dhe deri tani, vetëm Benzema është përgjigjur. Misteriozisht, ai u kthye nga ‘mace’ në ‘panterë’ në fund të karrierës së tij, pas 30 vitesh (francezi është tani 32 vjeç). Pedro Martín ofron një fakt shumë ndriçues në Twitter.

“Benzema është më i rëndësishëm për Real Madridin e dytë të Zidane sesa Cristiano ishte për Real Madridin e parë të trajnerit”. Cristiano shënoi 28% të golave ​​të Real Madridit të parë të trajnerit francez (112 nga 393 në total), ndërsa Benzema ka shënuar 29% të golave ​​të Real Madridit të dytë të “Zizou” (44 nga 148 gola në total).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme