Pavarësisht faktit se të mërkurën (16 dhjetor) të gjitha shtetet anëtare të BE-së ishin pajtuar me tekstin e konkluzioneve për zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, dhe që ato të miratohen formalisht të enjten pa diskutime, përsëri ka ardhur deri te bllokimi i tyre.
Radio Evropa e Lirë mëson se kësaj radhe miratimin e këtyre konkluzave e kanë bllokuar Sllovakia dhe Çekia, të mbështetura edhe nga Austria. Sipas burimeve diplomatike këto shtete nuk janë pajtuar me përmendjen e kontesteve historike në tekst. Në tekstin që duhej të miratohej i bëhej ftesë Maqedonisë së Veriut që të respektojë marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe që në këtë mënyrë “të shmangen pretendimet e bazuara në keqinterpetimet e historisë”. Kjo pjesë e tekstit, sipas disa shteteve, nuk e ka vendin në konkluzat e BE-së.
Bullgaria ka kushtëzuar kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në me plotësimin e kërkesave të saj që kanë të bëjnë me emrin e shtetit, gjuhën, identitetin, që sipas saj kanë “rrënjë bullgare”, pastaj me disa personalitete dhe ngjarje nga e kaluara, të cilat pretendon se i takojnë historisë bullgare. Autoritetet bullgare në vazhdimësi kanë akuzuar Shkupin edhe “për nxitje të gjuhës së urrejtjes, si dhe për vjedhje të historisë bullgare”.
Fjalia kontestuese ishte vendosur në draftin e tekstit për të mundësuar heqjen e bllokadës bullgare. Por, disa shtete mendojnë se në këtë mënyrë “Bullgarisë i janë bërë lëshime të panevojshme”.
Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike, Bullgaria nuk ka qenë e kënaqur pse shtetet tjera “nuk kanë pasur mirëkuptim për shqetësimet legale të saj”.
Për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë nuk ka kaluar as vendimi për miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet një kornizë e tillë edhe për Shqipërinë.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin