Për Christian Eriksen nuk ka më vend te Interi, pasi 2020-ta e danezit te zikaltërit ka qenë me shumë ulje-ngritje me Eriksen që nuk ka arritur të përshtatet.
Gjasat janë që mesfushori skandinav të largohet nga Interi në merkaton e janarit, por duke patur parasysh që ofertat mungojnë, Eriksen mund të shkëmbehet me Granit Xhakën, i cili pëlqehet nga Antonio Conte dhe ashtu si danezi nuk po kalon një situatë fort të këndshme te “topçinjtë”, ku sëfundmi ka humbur edhe vendin e titullarit.
Edhe Xhaka është me valixhe në duar dhe duke patur parasysh karakteristikat e shqiptarit ai do të ishte një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin i zikaltërve i cili kërkon lojtarë të fortë fizikisht në mesfushë por edhe që të kenë vizion për lojën dhe Xhaka mund të jetë i duhuri.
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...