Bayerni i këtij viti është një skuadër rekordesh.
Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.
Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2-1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik. Bayerni nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushën e vet në të gjitha garat gjatë këtij viti kalendarik. Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981. Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30).
Djelmoshat e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës. Leverkusen-Bayern është një përballje për të mos u humbur.
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër