Humanisti Adnan Hyseni ka bërë të ditur se donacioni humanitar në vlerë 20 mijë euro që është bërë të mërkurën, më 16 dhjetor është bërë nja një prind që e ka humbur djalin një muaj më parë nga leukemia akute.
Hyseni në një postim në Facebook shkruan se kjo shumë është dhuruar për policen Visare Hyseni, e cila është diagnostikuar me leukemi akute.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Humbi djalin 1 muaj më parë në moshën 30 vjeçare jep donacion Humanitar
Donacioni HUMANITAR në vlerën e 20.000 që u dha të mërkurën 16.12.2020 nga një baba human e shpirt bardh në një qytet të Kosovës e që dëshiron të mbes anonim unë po e postoj për tregu se si ne Shqiptarët jemi të jashtëzakonshëm… vlefshmëria e këtij donacioni nuk është në shumën, se sa vlera e tij nga arsyeja e humbjes së birit dhe duke gjet forcë e të bëhet bashkë me ne në luftën për jetën e Polices e që kjo del nga shpirti human që ka vetëm SHQIPTARI sepse i njëjti kishte humb djalin e tij një muaj më parë në moshën 30 vjeçare po nga sëmundja e rëndë LEOKIMI AKUTE dhe pasi që ka pa në FB e televizion iniciativën time humanitare për pjesëtaren e Policisë së Kosovës, VISAREN ka telefonu dhe ka taku vëllanë e Visares ( Burimin) i cili me ka njoftu edhe mu dhe për shpirt të djalit tani të ndjerë ka dhuruar shumën e 20.000 euro me besim ZOT që së paku Visarja të ketë mundësi mjekimi e ishalla edhe shërimi. Ishalla Allahu e forcon këtë prind human, familjen e tij dhe Allahu e past shpërblyer me xhenet birin e tij në botën e përjetshme.
Faleminderit Zotit që jemi shqiptar”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...