Hoti lavdëron qeverinë e tij: Kosova, në mesin e 3-4 vendeve që menaxhuan më së miri pandeminë

10:35 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë sot se Kosova rezulton të jetë në mesin e “tri-katër vendeve që e kanë menaxhuar më së miri pandeminë”.

Në vizitë në Administratën Tatimore të Kosovës, Hoti ka deklaruar se një vlerësim i tillë mbështetet në studimet ndërkombëtare për menaxhimin e pandemisë nëpër vendet e botës.

Ketë tha e ka konfirmuar edhe gjatë takimit të së mërkurës që kishte takim me odave ekonomike, raporton Arbresh.info.

“Kosova është në mesin e 3-4 vendeve që më së miri e ka menaxhuar pandeminë, duke u siguru që të ndërmerren masat për mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e infeksionit, por në të njëjtën kohë duke u siguruar që të ketë zhvillim të aktivitetit ekonomik”, ka deklaruar Hoti./Arbresh.info/

 

 

https://www.arbresh.info/lajmet/administrata-tatimore-e-kosoves-pati-1-2-miliard-euro-me-pak-te-hyra-shkak-pandemia-covid-19/

Të ngjashme