U kritikua për bishtalecët e tij, reagon Griezmann: Gruaja ime do t’i mbaj

10:21 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Paraqitja e mbrëmshme e Griezmannit me Barcelonën e mori vëmendjen e të gjithëve, kjo jo për lojën që bëri, por për bishtalecët e tij, përcjell Periskopi.

Megjithatë, zgjedhja e tij nuk mund të llogaritet si më e guximshmja e stilit të vitit 2020.

Flokët e Griezmann kanë qenë një temë e nxehtë në mesin e tifozëve të Barcelonës dhe madje disa janë të bindur se aftësia e tij për të luajtur është ‘e lidhur’.

Por francezi u përgjigj në një intervistë të fundit dhe tha se ai do të vazhdojë të rrisë flokët e tij pa marrë parasysh çfarë.

“Unë do t’i mbaj flokët e gjatë edhe nëse më kërkojnë t’i pres. Fëmijët dhe gruaja ime duan që unë t’i mbaj”, tha Griezmann për Universo Valdano.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme