Google ADS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

08:16 | 17 Dhjetor 2020
A. B.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor. Nëpër lugina do të ketë mjegull, e cila do të qëndrojë edhe pasdite.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 6 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 7 deri 15 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil. Nëpër lugina do të vazhdojë të ketë mjegull.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme