Simptoma më e zakonshme e Covid-19 nuk ka të bëjë me ethet

23:50 | 16 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Koronavirusi ka sunduar jetët tona për gati 1 vit, or falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, bota sot e njeh virusin shumë më mirë sesa në ditët e para të pandemisë.

Studime të shumta vazhdojnë të zbulojnë fakte lidhur me koronavirusin, duke përfshirë edhe një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme, transmeton portal arbresh.info

Sipas një studimi të fundit të botuar në British Medical Journal, simptoma më e zakonshme e Covid-19 është dhimbja e muskujve.

Mposhti koronavirusin pas 23 ditëve, mjeku kosovar: Vjen si një gjyle topi që nuk të sulmon vetëm ty

Studimi është kryer kryesisht te njerëzit që kanë rezultuan pozitivë midis 17 mars dhe 30 prill 2020.

Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte dhimbja e muskujve.

Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – domethënë në ligamentet, tendinat dhe fasiatën, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 përqind) u shoqërua me dhimbje koke (51 përqind) dhe kollë të thatë (49 përqind). Ethet dhe gulçimi ishin më pak të zakonshme sesa raportohej më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme