Një ekip prej dhjetë shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojnë në qytetin kinez të Wuhanit muajin që vjen për të hetuar origjinën e Covid-19, bën të ditur Organizatat Botërore e Shëndetit (OBSH).
Pekini ka hezituar të pranojë një hetim të pavarur dhe u janë dashur shumë muaj negociata që OBSH të lejohet hyrja në qytet, transmeton portali arbresh.info
Virusi mendohet të ketë ardhur nga një treg në qytet që shet kafshë.
Por kërkimi për burimin ka çuar në tensione, veçanërisht me SHBA.
Administrata e presidentit Donald Trump ka akuzuar Kinën se po përpiqet të fshehë shpërthimin fillestar.
Një biolog në ekipin që udhëtonte në Wuhan i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se OBSH nuk po kërkonte të ndante fajin, por më tepër për të parandaluar shpërthimet në të ardhmen.
“Në të vërtetë nuk ka të bëjë me gjetjen e një vendi fajtor,” tha Fabian Leendertz i Institutit Robert Koch të Gjermanisë.
“Ka të bëjë me përpjekjen për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pastaj të shohim nëse, bazuar në ato të dhëna, mund të përpiqemi të zvogëlojmë rrezikun në të ardhmen.”
Dr Leendertz tha se qëllimi ishte të zbulohej se kur virusi filloi të qarkullonte dhe nëse kishte apo jo origjinën në Wuhan.
Misioni pritet të zgjaste katër ose pesë javë, shtoi ai./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation