Vetë-izolohet Pompeo, kishte kontakt me një të infektuar

19:28 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, është vendosur në karantinë pasi u zbulua se ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“U zbulua se Pompeo ishte në kontakt me dikë që doli pozitiv në COVID-19. Ne nuk mund të zbulojmë identitetin e atij personi për shkak të të drejtave të privatësisë. Testi i sekretarit ishte negativ. Sipas procedurave të CDC-së (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), ai do të mbetet në karantinë. Do të monitorohet nga afër nga ekipet shëndetësore të Departamentit”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme