Google ADS

Rrëzohet pa shenja jete një person në Prishtinë

19:19 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Në kryeqytet një person është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën “Mark Isaku”, ku vdekja është konstatuar nga ekipet mjekësore.

Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku””, tha Borovci.

Tutje ai tha se viktima është e moshës 60-vjeçare dhe gjinisë mashkullore.

“Njësia policore ka dale në vendngjarje  dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç”, u shpreh ai.

Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme