Osmani: Po merrem me sfidat që janë shkaktuar edhe për faj të Isa Mustafës

18:08 | 16 Dhjetor 2020
A. B.

Presidentja në Detyrë e Kosovës Vjosa Osman ka nisur vizitën e saj treditore në Shqipëri.

Osmani nga Shqipëria foli edhe për çështjen e zgjedhjeve në Kosovë dhe për raportet e saj me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ajo tha se Mustafa nuk është i interesuar që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Nuk e besoj që Mustafa është i interesuar që të shkoj në zgjedhje. Unë nuk do të merrem me ato që i thotë, sepse ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë, sepse jam shumë e zënë duke u marr me sfidat që janë në institucionet e tona e që shumë prej të cilave janë për faj të tij. Çfarë dua të them është që sa më parë që të mbahen zgjedhjet është më mirë për iniciativën qe e kam marrë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme