Humb betejën me COVID, humanisti dhe ish-nënkryetari i Suharekës

17:57 | 16 Dhjetor 2020
A. B.

Gjendja si pasojë e pandemisë në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pas infektimit me COVID-19 ka vdekur humanisti dhe ish-nënkryetari i Komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi.

Ky është postimi i tij:

I kobshëm dhe i papërballueshëm lajmi për ndarjen nga jeta, pas infektimit me COVID-19, të humanistit të madh dhe ish-nënkryetarit të Suharekës, Rexhep Kuçi.

Ai udhëhoqi Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” kur ishte më së vështiri nën represionin serb. Pasluftës pati angazhim të pashoq në HANDIKOS, ku arriti t’u japë dinjitetin e duhur personave me aftësi të kufizuara, duke ndërtuar një kulturë që secili aktivitet në qytet t’i përshinte këta persona.

Si nënkryetar i Suharekës kreu punën me korrektësi dhe përsëri u rikthye në humanizmin e tij pranë personave me aftësi të kufizuara.

Ngushëllime familjes dhe miqve! Do të mbetet gjithmonë në zemrat tona!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme