Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka vlerësuar se kënga “Nuse, Mësuese” nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.
E me këtë rast ka reaguar vajza e Shkurtes, Gresa e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një sqarim për publikun ku tregon se paraqet ironinë e raportit të botëkuptimeve të ndryshme në mes të gjeneratave dhe se nuk është diskriminim ndaj gjinisë femërore, shkruan portali arbresh.info
Postimi i plotë i Gresa Behlulit pa ndërhyrje:
“Te dashur miq e posaqerisht vajza- gra…
Teksti i kenges “Nuse mesuese” eshte shkru nga Ilir Berani dhe eshte mendu si nje teme qe paraqet ironine e raportit te botekuptimeve te ndryshme ne mes te gjeneratave te ndryshme… Eshte nje tekst satirik qe paraqet botekuptime te ndryshme ne mes te gjeneratave dhe nuk eshte menduar ne asnje menyre si diskriminues ndaj gjinise femrore… Si mund te jete Femra diskriminuese
ndaj vetvetes, une jam femer dhe vet, dhe jam gjithmone ne mbeshtetje dhe pro ngritjes se femres ne shoqeri!!
Per te gjithe ata qe nuk e kuptojne cka do te thote ” satire” po ja u sqaroj: tekst ironik ose ma thjeshte po ja u sqaroj: tekst hajgare!
Pekundrazi mund te merret si tekst edukues ndaj gjenerates se vjeter: “me ndegju nana te ka mesu…”vjehrren me ndegju i nderon prinderit e tu”? Ku eshte ndikimi negativ ketu?
Eshte debat ne mes te femrave ne kete rast?
P.s. Çdo dite na servohen kenge e videoklipe me tekste eksplicite e fjale banale e videoklipe erotike, qe degradojne femren dhe ato na shfaqen edhe ne 12 dites neper televizione tona…
Femijet e juaj rriten me ato kenge e ju nuk reagoni? / arbresh.info/
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...
Mihaila: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën, shpresojmë që t...
Ambasadori i Shqipërisë kërkon bashkërendim në dialogun Koso...
IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë
Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të...
Bislimi mirëpriti zëvendës shefen e misionit të ShBA-së në K...