Laktoferrina, proteina që ofron mbrojtje natyrale kundër infeksioneve dhe inflamacioneve të shkaktuara nga COVID-19

16:22 | 16 Dhjetor 2020
A. B.

Laktoferrina është proteinë shumëfunksionale me veti antimikrobike dhe antivirale. Funksionet kryesore të laktoferrinës në trup përfshijnë lidhjen dhe transportimin e hekurit.

Përdoret në rastet e: Rënies së imunitetit, Infeksioneve bakteriale, Infeksioneve virale, Anemisë si pasojë e mungesës së hekurit, Çrregullimeve gastrointestinale.

Studime

Çrregullimi i ekuilibrit dhe metabolizimit të hekurit të shoqëruara me ngritje nivelit të ferritinës si dhe reduktimi i nivelit të hemoglobinës mbetet një ndër faktorët kyç në shkaktimin e inflamacionit të tepruar si dhe disfunksionit të shumëfishtë të organeve te pacientët me COVID-19.

Kjo gjendje patologjike po ndihmohet kryesisht edhe nga grumbullimi nivelit të hekurit në qeliza dhe inde, lirimi i helmit të lirë toksik në qarkullim, hipoksemia e theksuar, ngritja kaskadës koagulimit të gjakut, ferroptoz, stres oksidativ, lipoperoksidim dhe degjenerim i mitokondrive.

Duke u bazuar në studimet paraprak, laktoferrina si glikoproteinë natyrore dhe jo toksike që lidh hekurin ndihmon në mbrojtje ndaj viruseve dhe bakterieve, posedon efekt imunomodulator (përfshirë imunitetin e mushkërive duke hasur atë edhe në sipërfaqe dhe lëngje rreth alveolare) si dhe posedon veprim anti-inflamator.

Për më tepër reduktimi nivelit të hekurit ndaj viruseve konsiderohet si terapi premtuese shtesë ndaj mbijetueshmërisë së tyre, duke ndikuar kështu në nxitjen e studimeve shkencore klinike kelatorët e hekurit (përfshirë këtu edhe laktoferrinën) si qasje të re terapeutike ndaj COVID-19.

Një studim i kohëve të fundit përmbledh rrolin e laktoferrinës si mbrojtje natyrale e mukozës respiratore dhe zorrëve kundër infeksioneve dhe inflamacioneve të krijuara nga COVID-19. Ndër tjerash ky studim është iniciuar nga hipoteza se kjo glikoproteinë natyrore është një përbërës i imunitetit të lindur të fëmijëve dhe se është fakt se popullsia pediatrike ishte më së paku e prekur nga pandemia e koronavirusit. Pra në këtë studim është propozuar administrimi i laktoferrinës në formë të pastër te pacientët asimptomatik (deri 300 mg në ditë) dhe me simptoma të lehta (deri 1 g në ditë) deri në negativizim të plotë qoftë me terapi shtesë mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave dhe konsiderohet si qasje terapeutike pa efekte anësore te pacientët me COVID-19.

Rezultate inkurajuese janë dokumentuar edhe gjatë testimit të laktoferrinës në studime in vitro gjatë pengimit të lidhjes së virusit me receptorin ACE2 (lidhjen me proteinën spike S virusit SARS-COV-2), por edhe në virusin paraprak SARS-COV-1, gjë që tregon implikimet e shumëfishta të cilat janë duke testuar disa studime të regjistruara klinike.

Ndërsa në një studim klinik shumë premtues të publikuar rishtazi (preprint) nga autorët Italian nga Universiteti i Romës (randomizuar klinik),Laktoferrina konsiderohet si alternativë e sigurtë dhe efikase që mund të përdoret në parandalim dhe trajtim të COVID-19, kryesisht duke u bazuar në rezultatet e shfaqura në reduktimin e nivelin e ferritinës, përmirësimin e kaskadës koagulimit, veprimin anti-inflamator dhe negativizim më të shpejtë të virusit SARS-COV-2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme