‘Do ta paguash me jetë’, kërcënohet me vdekje lojtari që e lëndoi Neymarin

16:11 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Mesfushori i Lyonit, Thiago Mendes, është kërcënuar me vdekje disa ditë pasi e lëndoi yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, sipas bashkëshortes së vet, Kelly Mendes, dhe trajnerit të vet Rudi Garcia.

Bashkatdhetari i Mendes, Neymar, u desh të bartej me barelë jashtë fushës në humbjen e PSG-së 1:0 kundër Lyonit në Parc des Princes të dielën, pas një ndërhyrjeje të ashpër, transmeton express.

Fillimisht druhej se ndërhyrja e tejet e vrazhdët e Mendesit i kishte shkaktuar lëndim të rëndë Neymarit.

Por testet mjekësore më vonë treguan se lëndimi nuk është aq i rëndë sa u mendua, por kjo nuk ka bërë që lojtari i Lyonit dhe familja e tij të mos jetë viktima të abuzimit nga tifozët e Neymarit.

“Për shkak të veprimit të të dashurit tuaj, nëse diçka i ndodh Neymarit, ju do ta paguani me jetë. Ju dhe familja jua, një nga një”, shkruhet në kërcënimin që e ka marrë Kelly.

Trajneri i Lyonit Rudi Garcia ka zbuluar po ashtu se Mendes është kërcënuar.

“Ai mori shumë kërcënime me vdekje, të cilat nuk duhet të ekzistojnë. Në ditët e sotme, ne ia lejojmë vetes të fyejmë lehtësisht dhe të themi gjëra të tmerrshme”, tha Garcia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme