Google ADS

Zyrtari i PDK-së: VV nuk e ka seriozisht për rrëzimin e Hotit meqë Sali Zyba po flet për këtë temë

15:49 | 16 Dhjetor 2020
V. S.

Zëdhënësi i PDK’së Avni Bytyçi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë Hoti.

Bytyçi përmes një postimi në facebok, ka thënë se Vetëvendosje ka zgjedhur një deputet anonim si Salih Zyba për të folur për mocionin që tregon se kjo parti nuk ka seriozitet për këtë çështje.

“Vet fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike. Partia Demokratike e Kosovës është treguar e hapur, e sinqertë dhe mbi gjitha, shumë e drejtpërdrejt. Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve”, ka shkruar Bytyçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme