Google ADS

Për 24 orë më shumë të shëruar se sa të infektuar me COVID-19

15:12 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

5 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Janë shëruar 319 persona për 24 orë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.158 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318./ Arbresh.info/

 

296 rast të reja me koronavirus në Kosovë

 

Pesë të vdekur nga COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme