Francezja 105 vjeçare e mposht koronavirusin

13:45 | 16 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Banore e shtëpisë së pleqëve në Alpet franceze, Lea Levi, e cila festoi 105 vjetorin e lindjes me 10 dhjetor, kapërceu një formë të butë të koronavirusitkëtë vjeshtë, tha të martën drejtori i atij institucioni, duke konfirmuar lajmin e botuar në gazetën lokale Le Dauphiné Libéré.

“Ne festuam ditëlindjen e saj në mënyrë të përshtatshme dhe në përputhje me rrethanat në shoqërinë e bijës së saj,” i tha AFP Stefan Richard, drejtori i Fondacionit du Parmelan në Annecy, transmeton portal arbresh.info

Ministri gjerman: Përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit

“Presidentja e shtëpisë ‘Fondation du Parmelan’ i dha një buqetë me lule përfitueses tonë, së bashku me vajzën e saj dhe disa kujdestare. Të gjithë kishim maska mbrojtëse dhe nuk kishte torta, në përputhje me masat kufizuese,” tha ai.

“Duhet ta pranoj që kasha frikë kur u sëmura”, tha Lea për gazetën lokale, duke shtuar se ajo ka qenë në shtëpinë e saj në Annecy kohët e fundit.

Vala e dytë e koronavirusit ka goditur edhe shtëpinë e pensionistëve ku jeton Lea.

“109 nga 185 të persona në shtëpinë tonë të pleqërisë u sëmurën, ose pothuajse 60 përqind, dhe deri në 33, për fat të keq, vdiqën si rezultat i sëmundjes,” tha Stefan Richard./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme