Osmani nis vizitën zyrtare në Shqipëri

13:39 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentit dhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nisi vizitën treditore në Shqipëri.

Në pikën kufitare në Vërmicë, Osmani u prit nga Protokolli i Shtetit të Republikës së Shqipërisë, ambasadori Minxhozi dhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Arbër Bashkurti.

Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Më pas, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Ndërsa, të enjten më 17 dhjetor, Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po kështu, presidentja në detyrë do të mbajë fjalim në kuvend.

Ndërsa në orën 16:00, Osmani do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.

Ditën e fundit të vizitës, të premten në orën 10:00 ajo do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të ‘Çelësit të Qytetit’.

Kurse, në orën 11:45 Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme