Google ADS

Hetimet për vdekjen e Maradonës, bëhen akoma më serioze

13:04 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Hetimet për vdekjen e Maradonës bëhen akoma më serioze, bastiset shtëpia e shoferit të legjendës së futbollit

Hetimet për zbulimin e shkaqeve të vdekjes së ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradona kanë përfshirë së fundmi dhe shoferin e tij Maksimiliano Trimarki. Policia argjentinase bastisi shtëpinë e 44-vjeçarit, duke i konfiskuar telefonin.

Ai nuk po mbahet si i pandehur, por prokurorët e çështjes besojnë se Trimarki është ndër të paktën persona që ka qenë pranë Maradonës në ditët e fundit të jetës dhe mendohet se ai ka dijeni për shumë ngjarje që kanë ndodhur para ndarjes nga jeta të Diegos.

“Ai ka qenjë fantazmë në këtë çështje. Është ndër të paktër persona që ka qenë prezent kur Maradona ka vdekur si dhe në momentin kur tentuan ta sillnin në jetë”, shprehet prokurori i çështjes.

Vdekja e Maradonës ka ngjallur polemika se ai mund të jetë vrarë qëllimisht nga persona që kanë qëndruar pranë tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme