Google ADS

Rasti “Karaçeva”, policia arreston edhe dy persona – njëri nga ta dërgohet në QKUK

11:00 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kanë kaluar dy muaj prej se ishte zhvilluar një aksion për goditjen e veprimtarive të paligjshme, me theks të veçantë kazinotë ilegale.

Policia e Kosovës me këtë rast ka arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me këtë rast.

Sipas raportit 24 orësh të policisë njëri nga të dyshuarit është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në aksionin e zhvilluar në muajin shtator ishin arrestuar mbi 60 persona në mesin e tyre edhe zyrtarët policorë.

Raport shtesë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM

Kamenicë (NN) 2019/2020 – NN. Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Njëri nga të dyshuarit gjendet në QKUK për tretman mjekësor./ Arbresh.info/

Të ngjashme