Google ADS

Ky është reagimi i Dafina Zeqirit, pas lajmit se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte

10:52 | 16 Dhjetor 2020
L G

Këto ditë, në medie ka bërë bujë lajmi se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte, ku njëra ndër to paraqet vrasjen e Adem Jasharit.

Për këtë, këngëtarja Dafina Zeqiri, ka reaguar ashpër.

Ajo ka thënë se ata që bëjnë vepra të këqija nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar.

“Kryerja e krimeve të luftës është një lojë tani. Në Serbi, ka komunitete në internet që luajnë një video-lojë që rrëfen ngjarje të jetës reale, në të cilën protagonisti-lojtar kryen krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës për të fituar ndeshjen. Për të riprodhuar një pikë hyrëse kaq të dhunshme dhe të desensibilizuar në një histori të kohëve të fundit, të dhimbshme, është sëmundje. Ata që bëjnë vepra të këqija të mos mbeten kurrë pa u ndëshkuar”, shkruan ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme