Komitetit i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës me virusin në dy ditët e fundit.
Në takim u konfirmua se ditëve të fundit Gjilani ka shënuar rënie të numrit të rasteve pozitive, ku aktualisht janë 231 raste aktive, shkruan Arbresh.info.
Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, Ajhane Sefiu, ka deklaruar se pas trajnimit të stafit aty, prej sot do të fillojnë me testet serologjike.
“Fillimisht, do të testohet stafi shëndetësorë i shëndetësisë primare dhe sekondare, për të vazhduar me policinë dhe të gjithë qytetarët. Ndërkohë, shumë shpejt do të fillojmë edhe me punimin e testeve për RT-PCR. Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë nivel fal aparaturës që na ka ardhur në Gjilan”, ka deklaruar Sefiu.
Ndryshe, gjendja e përgjithshme me pandeminë në Gjilan është kjo: nga 7397 teste, 2927 kanë rezultuar pozitivë, 2609 janë shëruar, 86 të vdekur, 232 raste aktive, 55 në hospitalizim dhe 80 mostra në pritje. /Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...