Google ADS

Real Madrid mezi fiton kundër Bilbaos me 10 lojtarë

08:19 | 16 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë kundër Athletic Bilbao sonte me rezultat 3-1. Skuadra mysafire luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 13-të, por pavarësisht kësaj arriti që t’i krijojë shumë vështirësi Real Madridit për ta fituar ndeshjen

Real Madridi ka ftuar dhe është barazuar me pikë me skuadrat Atletico de Madrid e Real Sociedad, skuadra këto që mbajnë pozitën e dytë përkatësisht të parë në La Liga.

Djemtë e Zinedine Zidane kanë fituar me vështirësi kundër skuadrës baske, të cilët edhe pse me një lojtar më pak, arritën që t’i krijojnë vështirësi skuadrës vendase.

Në minutën e 13-të të ndeshjes Garcia do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë.

Megjithatë, Los Blancos nuk do të arrinin që të shënonin gol deri në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë ku për kampionët spanjoll do të shënonte Toni Kroos.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për mysafirët të cilët e kërkonin golin e barazimit.

Pas shumë tentimeve ata do ta gjenin atë duke shënuar gol në minutën e 52-të me Capan që shënoi po ashtu një gol të bukur.

Pas pësimit të golit, Real Madridi kërkonte golin që do t’i jepte atyre 3 pikë dhe ky gol do të vinte në minutën e 74-të ku do të shënonte Karim Benzema me kokë pas një asistimi të bukur të Carvajal.

Bilbao prrapë tentoi të kthehet në lojë dhe për këtë pati disa aksione në drejtim të portës së Courtois.

E kur nuk i shfrytëzon rastet atëherë pëson dhe kështu Benzema do të shënonteedhe një gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Në fund Real Madridi fiton dhe me këtë fitore pas 12 xhirove barazohet me pikë me Real Sociedadin që është në vendin e parë , Atletico Madridin në të dytin. Real Madrid ka 26 pikë, po aq sa kanë edhe dy skuadrat sipër tyre.

Përparësi ende ka Atletico de Madrid pasi që një ndeshje më pak të zhvilluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme