Berisha: Deshën të na vrisnin kur Rugova erdhi për herë të parë në Tiranë

01:30 | 16 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e parë që kreu i LDK-së zhvilloi në Tiranë.

“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës.

E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosë lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, – tha ai në një intervistë për T7.

Duhet kujtuar se marrëdhëniet e Berishës me Rugovën kanë pasur ulje-ngritjet e tyre. Edhe pse në vitet e para të demokracisë ishin të mira, ato pësuan një thyerje të fortë në vitet që pasuan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme