Google ADS

Bebe flet mjekësinë e dobët në Amerikë: Sa s’më vdiq tezja

23:48 | 15 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Bebe Rexha ka reaguar në rrjete sociale.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për trajtimin e keq në spital dhe kapacitetet e dobëta mjekësore në Amerikë, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo për faktin se tezja e saj gati sa nuk vdiq pas infektimit me Covid-19.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Ajo pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Ajo tha se ndihet sikur është pjesë e një bagëtie. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur”, shkruan Bebe në Twitter.

Ndërkohë të martën, Rexha shkroi se pas kontaktit me një doktoreshë në Los Angeles, kishte ngelur e habitur kur ajo u shpreh se vendi është me kapacitete të paketa mjekësore shkaku i pandemisë globale.

“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësinë e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 shtretër të rritur të ICU të mbetur”, shkroi këngëtarja me prejardhje shqiptare./indexonine/

https://twitter.com/BebeRexha/status/1338937001383366656?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fbebe-fleet-mjekesine-e-dobet-ne-amerike-sa-sme-vdiq-tezja%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme