Është inauguruar i shtegut tematik të Ujëvarës, e cila gjendet përgjatë rrugës në fshatin Rekë e Allagës nga kalon shtegu i çiklizmit Via Dinarica dhe si projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Pejës.
Drejtoresha Ekzekutive e Fondit pwr Zhvillim Komunitar (CDF), Nermin Mahmuti, theksoi se renovimi i Shtegut i Ujëvarës do të ju ofrojë qasje më të mire vizitorëve pwr te parë bukuritë e kësaj ujëvare, do të promovojë turizmin malor në Kosovë dhe do të tërheq më shumë vizitor në këtë zonë, por edhe variante të komplekseve hoteliere, restoranteve dhe shtëpizave malore dhe pikave tjera frekuentuese turistike në këtë zonë. Pos turizmit, ky shteg do të shfrytëzohet edhe si pikë për të promovuar vetëdijësimin mjedisor, duke vetëdijesuar komunitetin që zona ku ata jetojnë është e veçantë dhe me vlera të jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mbrohet në formën dhe mënyrën më të mirë nga popullata por edhe nga institucionet.
Projekti “Zgjerimi i Via Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe synon te ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ofertës së turizmit aventurier në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah karakteristikat e përbashkëta të zonës.
Zhvillimi i Via Dinarica në Kosovë është vazhdimësi e koncepteve të mëparshme të Via Dinarika, që lidh Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një distance shtigjesh të pandërprerë me rreth 2000 km gjatësi.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Lendita Muhaxheri theksoi se “ky projekt tregon edhe një punë të arsyeshme të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, të cilën e kemi realizuar së bashku me CDF dhe financimet e EU programin ndërkufitarë Shqipëri-Kosovë ndërsa dua të falënderoj gjithashtu inxhinierin Emin Sadiku, i cili ka qenë mbikëqyrës gjatë realizimit të punëve”.
“Jemi të përkushtuar në zhvillimin e produkteve të turizmit të aventurës dhe jemi duke vepruar në atë drejtim qe këto produkte të jenë në shfrytëzimin e çdo turistit ndërsa po krijojmë kushte që destinacionin tonë ta vizitojnë sa më tepër turistë dhe të qëndrojnë sa më gjatë”, tha Muhaxheri. /Telegrafi/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën