Google ADS

Konjufca: Vetëvendosjen nuk mund ta ndalë më askush

21:42 | 15 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca, është shprehur se Vetëvendosjen mund ta ndalë vetëm Vetëvendosja!

“Vetëvendosje mund të bie pas disa viteve vetëm prej qeverisjes së vet, nuk mund ta ndal askush më Vetëvendosjen, me manipulime, makinacione dhe truqe. Vetëvendosjes mund t’ia shihni kufijtë e saj kur të qeverisë, një mandat, dy mandate”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

“Nëse qeveris keq një mandat, jam i bindur që qytetarët nuk na e falin sepse nuk po ia falin as PDK-së, as LDK-së. Qasja e tyre ishte mos të lihet Vetëvendosje hiç”.

Në Rubikon ka thënë se nuk janë për bashkëpunim me askënd prej partive politike para se me Vjosa Osmanin.

“Si Vetëvendosje mendojmë që pas asaj që na ndodhi në mars të këtij viti me LDK-në është gabim të postulojmë partnerin tonë në mënyrë absolute. Me LDK-në e provuam, ua dhamë krejt kreditë dhe e pamë që nuk është Osmani për Veliu. Tash kreditin nuk ia japim askujt. Vija të kuqe kështu, me Vjosa Osmanin kemi preferencë ekskluzive për bashkëpunim. Të tjerët nuk kanë kurrfarë përparësia, sepse të gjithë u bënë bashkë kundër Vetëvendosjes”.

“Në këtë kuptim nuk ka askush favorizim. Me rëndësi për VV-në do të jenë zgjedhjet e reja. E sigurt që VV do t’i fitojë zgjedhjet e reja. LDK nuk kishte kurrfarë dallimi nga PDK, AAK dhe të tjerat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme