Udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit amerikan, Mitch McConnell, uroi të martën presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.
Në komentet e tij në sallën e senatit, zoti McConnell pranoi fitoren e demokratëve pas rezultatit zyrtar të Kolegjit Zgjedhor të hënën.
Zoti McConnell e mbylli fjalimin e tij prej afro 10 minutash ku ai kryesisht vlerësoi Presidentin republikan Donald Trump, duke thënë: “Sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden”, duke shtuar se zoti Biden “i është përkushtuar shërbimit publik për shumë vjet. ”
Senatori McConnell tha se kishte shpresuar për një “rezultat tjetër” në zgjedhjet e 3 nëntorit, por shtoi se “të gjithë Amerikanët mund të krenohen që vendi ynë për herë të parë ka një nënpresidente të zgjedhur”.
Që nga fillimi i nëntorit, zoti McConnell kishte shpërfillur presionin për të njohur fitoren e zotit Biden, duke thënë se Presienti Trump kishte të drejtën të ndërmerrte sfida ligjore ndaj rezultatit të zgjedhjeve.
Të hënën, Kolegji Zgjedhor konfirmoi rezultatet që ishin të qarta që nga 7 nëntori, sipas së cilave presidenti Trump nuk kishte asnjë shans për të fituar zgjedhjet, pavarësisht pretendimeve të tij të përsëritura, të pabazuara për mashtrime zgjedhore, për të cilat ai vazhdoi të këmbëngulte të hënën./voa
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...