Një javë pas vrasjes së Klodian Rashës nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka bërë të ditur rezultatet e hetimeve të deritanishme për ngjarjen. Prokuroria ka saktësuar tri pika të rëndësishme duke konfirmuar se ndaj Rashës nuk ka pasur ushtrim dhune, arma nuk vërtetohet deri tani se i përkiste viktimës dhe vrasja nuk është kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Prokuroria thotë se janë realizuar veprimet hetimore që kanë të bëjnë me identifikimin e mekanizimit të ngjarjes dhe të veprimeve të kryera nga autori i krimit, viktima si dhe subjekte të tjera. Nga hetimet rezulton se nuk ka pasur përdorim dhune ndaj viktimës, por nga ana tjetër theksohet se efektivi i policisë ka përgjegjësi penale dhe për këtë arsye pritet do të këtë ndryshim të akuzës ndaj tij.
Gjatë dhënies së masës së sigurisë, Prokuroria ngriti akuzën “Vrasje e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” ku rrezikonte deri në 7 vjet burg, ndërsa pas hetimeve të mëtejshme akuza pritet të jetë akoma edhe më e rëndë për efektivin e “Shqiponja” pasi do të akuzohet për “Vrasje me dashje”, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg.
“Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer”, bën me dije prokuroria.
Nga hetimet e deritanishme Prokuroria nuk ka zbuluar ende se kujt i përket arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe thekson se vijon kryerjen e veprimeve hetimore që kanë për objekt identifikimin e autorësisë të armës te zjarrit si dhe mekanizimit te rrethanave te gjetjes së saj.
Organi i akuzës thekson se, një sërë veprimesh hetimore janë kryer të pandikuara dhe pa pjesëmarrjen në kryerjen e këtyre veprimeve të shërbimeve të strukturave të Policisë së Shtetit, me qëllimin e vetëm, identifikimin sa më të plotë, shkencor dhe teknik të mekanizimit të ngjarjes si dhe të identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit të ngjarjes.
Ndërkohë sipas prokurorisë, “nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune”.
Hetimet e deritanishme përveçse rëndojnë shumë veprimet e kryera nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, përfshijnë në ngjarjen e rëndë dhe kolegun e tij që ndodhej bashkë me të në momentin e ngjarjes pasi ka dyshime se arma nuk të mos ketë qenë e 25-vjeccarit Klodian Rasha por e gjitha mund të jetë inskenuar. Nëse kjo do të vërtetohet nga organi i akuzës atëherë do të vinte në pozitë të vështirë përballë ligjit edhe strukturat e Policisë së Shtetit./euronews.al
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...