Google ADS

PSG kërkon nga dyqani i tyre të jenë gati për prezantimin e Messit, befasitë e vitit 2020 nuk kanë përfunduar ende

17:36 | 15 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Duket se Barcelona dhe Lionel Messi do t’i ndajnë rrugët qysh në afatin kalimtar të janarit.

Paris Saint-Germain është aktualisht skuadra më e zëshme për transferimin e yllit argjentinas.

Në verën e këtij viti, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kërkoi largimin nga Camp Nou, mirëpo në fund familja e tij e bindi që të qëndronte.

Por, sipas asaj që raporton Football Transfers – klubi nga Ligue 1 ka kërkuar nga dyqani i tyre që të përgatiten për prezantimin e 33-vjeçarit.

Duket se në afatin kalimtar të janarit, Messi do të veshë fanellën e PSG-së, e që do të ishte një kalim sensacional.

Kujtojmë se shorti i Ligës së Kampionëve në 1/8 e finales ka vënë përballë skuadrën franceze dhe Barcelonën, e që pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme