Ditëve të fundit në prag të Festave të fundvitit shumë faqe në rrjetin social “Facebook”, janë duke shpërndarë lajme që kinse kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli është duke shpërndarë para për këto festa.
Këto lajme janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, teksa reagimin nuk ka munguar as nga Pacolli.
Ai për Express, tha se të gjitha këto faqe në “Facebook”, nuk janë të vërteta dhe se i vetmi profil i tij në këtë rrjet social është ai që është i verifikuar.
Më tutje Pacolli tha për Gazetën se nga stafi i tij janë raportuar me dhjetëra faqe të tilla.
“Këto janë faqe fake, që dikush shfrytëzon, në emrin tim, dhe që nuk janë të autorizuara. Qëllimi i tyre është të rrisin numrat e fansave dhe pastaj të ndryshohet emri i faqes, për qëllime të ndryshme. Deri tani stafi im ka raportuar dhjetëra faqe të tilla, dhe ato janë mbyllur nga Facebook. Lus qytetarët të janë të vëmendshëm, jo vetëm në këtë rast, por çdo herë, dhe të raportojnë faqet e dyshimta. E vetmja faqe e imja është kjo, e cila është e verifikuar”, ka thënë ai.
Në ndërkohë qytetarët si duket u kanë besuar këtyre lajmeve pasi që janë shpërndarë në grupe të ndryshme e në profile të ndryshme të qytetarëve në këtë rrjet social.
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz