Regjisori amerikan, Oliver Stone mori vaksinën ruse kundër Covid-19

14:17 | 15 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Regjisori i njohur amerikan, Oliver Stone, ka injoruar Perëndimin dhe ka zgjedhur që të marrë vaksinën ruse kundër koronavirusit.

“Unë e kam marrë vaksinën disa ditë më parë. Unë ende nuk e di se sa efektive është vaksina ruse, por kam dëgjuar shumë reagime pozitive ndaj saj,” ka deklaruar Stone për mediat ruse, transmeton portal arbresh.info

SHBA miraton vaksinën e Pfizer-Biontech

Në gusht, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë regjistroi vaksinën e parë në botë për parandalimin e Covid- 19, e cila u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji “Gamaleja” në bashkëpunim me Fondin Rus për Investime Direkte.

Nuk janë dhënë detaje se pse regjisori amerikan zgjedhi ti besojë mjekëve rusë në luftën kundër koronavirusit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme