Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku përmes një reagimi tha sot se milionat janë duke shkuar në sektorin privat të shëndetësisë, ndërsa potencoi se nuk do të ishte problem po të drejtoheshin aty qytetarët me mundësi të mira materiale, por sipas saj, aty fatkeqësisht janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Kollçaku ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të dëgjojë zërat e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.
Postimi i plotë:
COVID-19 paska qenë parajsë për sektorin privat të shëndetësisë.
Tani edhe ai grusht para nga trusti i qytetarëve ka mundësi të derdhet aty.
Përveç për pacientë të hospitalizuar, që edhe aty blejnë shumicën e terapisë dhe një pjesë të rëndësishme dhe të shtrenjtë të ekzaminimeve laboratorike, e që duhet të përsëriten shpesh, duhet ta bëjnë në sektorin privat.
Qëllimisht ndër vite janë lënë shumë shërbime të pa funksionalizuara, mungesa të reagensëve, testeve, prishje e aparaturave në mënyrë ciklike, e besa edhe përvetësim të tyre, në dëm të pacientëve, për të kërkuar zgjidhje jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Me kapacitete të limituara për marrje të terapisë parenterale, siç është në Prishtinë vetëm QMF në Emshir (!!!!), qytetarët e sëmurë të dërrmuar nga sëmundja, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative, duke rrezikuar pasojat e marrjes së terapisë në kushte jo të sigurta, në shtëpi pa mbikëqyrje mjekësore. Mos të harrohet fakti, që në pamundësi me lëviz me transport vetanak, nuk ka linjë të veçantë të taksive me ndarje dhe shoferë të mbrojtur, që do t’u shërbenin qytetarëve në nevojë. Çdo kompani e taksive do të kishte mundësi të kontribuonte me nga dy taksi, p.sh. me ndarje dhe mbrojtje adekuate, me mbështetje institucionale publike
Milionat po shkojnë në sektor privat. Nuk do të ishte problem nëse aty do të drejtoheshin qytetarët me mundësi të mira materiale, që duan cilësi të shërbimeve, të mos presin, etj.
Por fatkeqësisht aty janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale. Nëse shkon sëmundja, borxhet do të mbesin shumë gjatë.
Ministër, dëgjoje zërin e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit.
Pyeti si po ia dalin?
A je duke e bërë?”.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...