Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një rezyme të shkurtër të buxhetit të vitit 2021 ku tregoi përpara gazetarëve investimet kryesore ku ai do të shpenzohet.
Sipas kreut të qeverisë shqiptare, në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar rritje të rrogave për mjekët, infermierët, investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe të tjera.
Rama gjithashtu tregoi se një pjesë e buxhetit do të financojë vaksinën kundër COVID-19 e cila do të jetë falas për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë ta bëjnë
“Kemi një front sfidues më armikun e padukshëm që duhet të financojmë për të garantuar vaksinimin për të gjithë qytetarët falas, padyshim jo me detyrim. Për çdo qytetar që do të dojë të vaksinohet ajo do të jetë falas. Dhe do të vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit e prekur nga tërmeti. Shtëpitë do të jenë më të mira më të bukura dhe më të forta nga ato që ata kanë pasur përpara tërmetit të 26 nëntorit. Mbani parasysh dhe shkollat e kopshtet që do të ndërtohen, janë të një niveli krejtësisht tjetër”, u shpreh Rama.
Kurti takon sot kryetarët e komunave të Kosovës
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij pë...
Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, Izraeli urdhëron evakuimin e...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Pesë komisione parlamentare mblidhen sot
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për sot në Kosovë