Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me Bordin Këshillëdhënës për të bërë vlerësimin e situatës epidemiologjike.
Gjatë këtij takimi, Zemaj tha se janë dhënë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim për parandalimin e përhapjes së pandemisë në vend, raporton arbresh.info.
“Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për Ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime. Gjatë takimi të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit”, shkruan Zemaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Me Bordin Këshillëdhënës, nga themelimi i tij, kemi bërë vlerësime të situatës epidemiologjike dhe kemi nxjerr përvoja se si të ecim tutje me menaxhimin e situatës.
Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për Ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime.
Gjatë takimi të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.
Bashkë ia dalim!
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban