Kryetarët e komunave të Kosovës janë kundër mbylljes totale të vendit gjatë festave të fundvitit, ndërkaq theksojnë se duhet të vazhdohet me masat kufizuese që janë ndërmarrë gjatë muajit nëntor.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një deklaratë për Telegrafin, pohoi se nëse Ministria e Shëndetësisë ndërmerr masa të reja atëherë ato duhet të bëhen në konsultim me komunat.
“Nuk kemi diskutuar për masat gjatë fundvitit, kemi diskutuar për situatën aktuale, sa komunat janë të kënaqura me bashkëpunimin ndërinstitucional, d.m.th çështja e diasporës tash që ka mundësi me ardh, me ju kushtu vëmendje të veçantë në atë kuptim që mos me paraqit Kosovën si vendin me infeksione të larta. D.m.th çështja e kategorizimit të komunave, nuk kemi diskutuar për masat e ardhshme, por nëse ndërmerren masa të reja atëherë kemi biseduar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, që ta kemi edhe një takim edhe që këto masa të mos ndikojnë në ekonomi”, u shpreh ai.
Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi
Ibrahimi theksoi se kryetarët e komunave janë pajtuar që masat kufizuese të vazhdojnë, pasi që kanë sjellë rezultate.
“Nëse numri rritet, lakorja shkon shumë përpjetë normal që duhet me i rishqyrtuar masat. Kur të rishqyrtohen masat duhet të bëhen në konsultim me komunat. Mbyllje totale nuk ka, kryetarët e komunave nuk kanë qenë asnjëherë pro kësaj. Kryetarët e komunave janë kundër mbylljes totale. Edhe mesazhi i kryetarëve të komunave është që çdo masë që merret e re, që shkon kah shtrëngimi i masave atëherë duhet me pas kujdes që të mos dëmtohet ekonomia”, tha ndër tjera ai.
Theksojmë se masat e reja kufizuese kanë hyrë në fuqi më 13 nëntor, ku komunat kategorizohen sipas numrit të personave të infektuar.
Kategorizimi i komunave së fundi është bërë më 11 dhjetor, ku në zonën e kuqe janë 16 komuna, në zonën e verdhë 9 komuna dhe në zonën e gjelbër 13 komuna.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 329 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 203./Arbresh.info/
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...