Aleanca e Vaksinave për Njerëzit ka paralajmëruar se vendet e pasura po grumbullojnë sasi vaksinash kundër COVID-19 duke bërë kështu të vështirë aksesin për vendet e varfra.
CNN shkroi se referuar një vëzhguesi ndërkombëtar të vaksinave vendet e pasura kanë blerë mjaftueshëm doza vaksine Covid-19 sa për të imunizuar popullatën e tyre tre herë, por vendet në zhvillim po lihen prapa në garën globale për t’i dhënë fund pandemisë.
“Në 67 kombe më të varfra, vetëm 1 në 10 njerëz mund të shpresojnë të marrin një vaksinë deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Aleanca e Vaksinave.
Në botën e zhvilluar, ku filloi një nxitim për të siguruar furnizime të vaksinave në javët dhe muajt e parë të pandemisë, është porositur mbi atë që ka nevojë dhe kjo nga kombet që përfaqësojnë vetëm 14% të popullsisë së botës që zotërojnë më shumë se gjysmën e vaksinave më premtuese.
Grupi u bëri thirrje kompanive farmaceutike të ndajnë teknologjinë dhe pronën e tyre intelektuale me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe u bëri thirrje qeverive që të angazhohen për dërgimin e vaksinave në vendet në zhvillim, në mënyrë që të mbyllin pabarazinë ekonomike midis kombeve ndërsa ata kërkojnë të dalin nga kriza shkatërruese e Covid -19.
“Askush nuk duhet të bllokohet për të marrë një vaksinë jetë-shpëtuese për shkak të vendit në të cilin jetojnë ose shumës së parave në xhepin e tyre,” tha Anna Marriott, Menaxhere e Politikave Shëndetësore në Oxfam – një nga organizatat bamirëse që përbëjnë Aleancën e Vaksinave, së bashku me Amnesty International, Global Justice Noë dhe të tjerë./monitor/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?