Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do t’i vizitojë metropolet evropiane Pragën, Bukureshtin, Budapestin dhe Vjenën si pjesë të misionit dhe turnesë diplomatike të Osmanit në vendet anëtare në BE, të cilat janë fqinjë direkt të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Nga nesër, Osmani është në vizitë pune në Republikën e Çekisë ku do të realizojë takim me Ministrin për Punë të Jashtme, Tomáš Petříček. Në kuadër të vizitës Osmani do të takohet me Milena Hrdinková, sekretare shtetërore për çështje të BE-së në Zyrën e kryeministrit Andrej Babiš. Ditën e ardhshme (16 dhjetor), Osmani udhëton për Rumuni në takim me homologun dhe nikoqirin, Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, ndërsa do të takohet dhe me kryeministrin e përkohshëm rumun, Nicolae Ciucă.
Nga Bukureshti Osmani vazhdon turneun me vizitat e punës në Hungari (17 dhjetor), ku do të realizojë takim me nikoqirin e tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó. Gjatë kohës së qëndrimit në Budapest, Osmani do të realizojë takime edhe me këshilltarët për politikë të jashtme të kryeministrit hungarez Orban: Janos Bala dhe Janos Maté.
Pas përfundimit të këtyre vizitave, Osmani me 21 dhjetor do të udhëtojë për Vjenë, ku edhe do ta rrumbullakojë mini-turneun, në takim me kolegun e tij, Alexander Schallenberg, ndërsa parashihet takim edhe me Ministren për Evropë në kuadër të Kabinetit të Kancelarit të Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler. Vizitat e punës të Osmanit në këto vende vijnë menjëherë pas takimeve të mbajtura dhe Këshillat e Bashkimit Evropian me qëllim që ta riafirmojnë mbështetjen për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në agjendë të bisedimeve do të gjenden edhe çështje të marrëdhënieve bilaterale, me theks të veçantë të bashkëpunimit në plan ekonomik dhe tregtar, ndërkaq, do të shqyrtohen edhe shumë tema aktuale të lidhura me bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe organizatat ndërkombëtare, situatat më të reja në rajon, si dhe aktualitete tjera nga politika ndërkombëtare.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?