Google ADS

U bë baba, reagon për herë të parë Ledri Vula

22:49 | 14 Dhjetor 2020
L G

Reperi i njohur Ledri Vula sot është bërë baba për herë të parë, këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ai përmes një postimi qe ai ka ndarë në llogarinë e tij në Intagram.

Ai shihet duke kapur dorën e partneres së tij Sarës dhe poshtë postimin ka shkruar datën e lindjes së vajzës së tij.

Si duket çifti tashmë janë më të lumtur se kurrë që janë bërë prindër për herë të parë dhe se pritja e tyre e ëmbel më në fund u bë realitet.

Ndërkohë, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit që Ledri numëron në Instagram. Skerdi Ago, Lluni, 2 Ton, Robert Berisha, Rina Lipa, Kanita, Shkurte Gashi, janë vetëm disa prej figurave publike që e uruan Ledrin për ardhjen në jetë të foshnjës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme