Google ADS

Hidhet një mjet shpërthyes në shtëpinë e një polici në Leposaviq, nuk ka të lënduar

22:25 | 14 Dhjetor 2020
L G

Një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpi në Leposaviq.  Policia e Kosovës bënë të ditur se nuk ka të lënduar.

Kjo pasi shtëpia në oborrin e së cilës ishte hedhur mjeti është e pabanuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë arbresh.info se mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së një polici të Policisë së Kosovës, i komunitetit serb, i cili punon në njësinë kufitare.

Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe të gjitha njësitet policore kanë dalur në vend-ngjarje

“Shtëpia ka qenë e pabanuar, nuk ka banuar askush aty. Dëmet materiale i shohim pastaj. Njësitet hetimore janë në vendin e ngjarjes. Polici në oborrin e të cilit është hedhur granata është i komunitetit serb dhe punon një njësinë kufitare. Shtëpia nuk është fare e banueshme, vetëm është pronë e policit, por nuk jeton askush në atë shtëpi”, ka thënë Hoti.

Ai, tha se momentalisht nuk mund të flitet për të dyshuar dhe motivin e sulmit, pasi rasti është ende në fazën fillestare./arbresh.info/

Të ngjashme