Oficeri i Policisë Gjyqësore në Elbasan vozit në gjendje të dehur, shkakton aksident në komunikacion

22:25 | 14 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Burime bëjnë me dije për ABC se është shoqëruar nga uniformat blu R.GJ., oficeri i policisë Gjyqësore të Rrethit Elbasan.

Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka përplasur një automjet gjatë parakalimit të gabuar.

Nga përplasja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme